Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me të pandehurit për Inceneratorin e Fierit. Gjykata ka vendosur të thërrasë 8 dëshmitarë për marrje në pyetje.
Në seancën në Apelin e GJKKO, prokurorët kanë kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë, për pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodrën, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.
Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët, por nuk u mor parasysh nga Apeli i GjKKO. Seanca e radhës për të marrë në pyetje dëshmitarët do të mbahet më 7 nëntor në Apelin e GJKKO.
Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.