Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe të dënohen në total me 26 vite burg.
Mes të pandehurve është edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka për të cilën SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg.
Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën për 8 të pandehurit të cilët po gjykohen me gjykim të shkurtuar
Pretenca e SPAK
Për Lefter Kokën – Kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Për Bledar Karolin – Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Fatjon Muratin kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Taulant Tushen kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Namik Simixhiun kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite
Për Valbona Ballgjinin kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Sidita Koplikun kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Jetmir Llapajn kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Vendimi i GJKKO-së do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa për 4 të pandehur që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar por do të vijojnë gjykim të zakonshëm, gjyqi do të vijojë në gjykatën e Tiranës. Konkretisht gjyqi i veçuar është për Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi.