SPAK iu deshën thuajse tre vite hetime për të firmosur 15 masa sigurisë në lidhje me skandalin e inceneratorit të Tiranës, ku në mesin e arrestuarve janë zyrtarë të lartë në Bashkinë e Tiranës, si dhe ata që firmosën koncesionin më vlerë 128 milionë euro.
Lidhur me këtë hetim, analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Pa ekspozuarit”, tha se sipas informacioneve, ky është një hetim që do të thellohet, dhe se nuk ndalet pa shkuar aty ku është fillesa.
“Unë shoh shpresë te SPAK për këtë hetim, në rastin konkret, që lidhet me inceneratorin e Tiranës, që nuk eksizton.
Me ketë hetim që ka nisur për këtë incenerator, ka rënë edhe avokatia që Erion Veliaj i ka bërë kësaj çështje, këtu fle ‘lepuri i madh’.
Ka një vit që kemi parë një apologji sikur ky i ashtuquajturi incenerator i Tiranës nuk ka probleme. Opinioni është bombarduar me PR se Tirana është më e pastër dhe me hetimin që ka nisur për të ashtuquajturin incenerator ka rënë edhe avokatia që Erion Veliaj i ka bërë kësaj çështjeje. Ne shikojmë se këtu fle lepuri i madh, jo vetëm shuma 400 milionë euro, edhe numri i zyrtarëve të akuzuar dhe në këtë “tren” është kupola e inceneratorëve dhe të bashkisë së Tiranës.
Këtu duhet të dallojmë standardin e dyfishtë të medias dhe të SPAK-ut. Shumica e mediave në Shqipëri kanë ortakëri me institucionet që kanë para, janë më afër bashkisë se sa qeverisë dhe e kanë lënë si lajm të dorës së dytë këtë çështje.
Unë kam informacione që ky është hetim që do të thellohet, nuk ndalet pa shku aty ku është fillesa.”