Një 40-vjeçar, teksa ka qenë duke punuar në minierën e Martaneshit në Bulqizë, është dëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe mësohet se është dërguar në spital në Tiranë, duke mos u paraqitur tek ai i Bulqizës apo i Dibrës.
“Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër minator, i cili kishte qenë duke punuar në thellësi të tokës në Bulqizë, kur u godit nga një masiv gurësh.