Incidentet në ndeshjen me Poloninë, FIFA merr vendimin ndaj Shqipërisë

Ndeshja e Shqipërisë kundër Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’ e vlefshme për eliminatoret e botërorit ‘Katar 2022’ u shoqëruar me incidente nga ana e tifozëve shqiptarë në momentin e pësimit të golit nga skuadra polake.

Në momentin e festimit tifozët hedhën shishe në drejtim të lojtarëve të Polonoisë duke sjellë edhe pezullimin për një kohë të shkurtër të ndeshjes nga arbitri.

FIFA në lidhje me këtë ka marrë një vendim ku e detyron Kombëtaren të paguaj një gjobë prej 150 mijë frangash dhe një ndeshjen e fundit pa tifozë

NJOFTIMI I FSHF-së

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara”.

Artikulli paraprakBerisha nga Berati: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme, betejë dhëmb për dhëmb me Ramën
Artikulli tjetërTabaku: Rama dogji ligjet dhe kushtëtutën duke i ofruar në pjatë të florinjtë 400 milionë euro Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve