Bashkëbisedimi i kryeministrit Edi Rama me fermerët, këtë herë në Manzë të Durrësit nuk shkoi ashtu si duhej. Kryeministri është përballur me një situatë të pakëndshme.
Një prej të pranishmëve ka shprehur ankesa para përfundimit të fjalës hapëse të Ramës. Kjo bëri që kryeministri t’i kthehej, duke i thënë se nuk do t’ia jepte të drejtën e fjalës, duke shtuar se ndryshe nga të tjerët nuk ka ardhur në takim nga puna, por nga rakia. Socialisti pavarësisht se nuk e mori fjalën, ishte gjatë mbledhjes një shqetësim për Ramën, pasi vazhdimisht ndërhynte.
“Duke e parë gjendjen tënde shumë të rënduar, më le të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët. Nuk ta jap fjalën dhe mos e zgjat. Të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist, je shumë socialist, por kjo s’të jep drejtë. S’ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia”, tha Rama.
Më tej gjatë takimit, Rama kërkoi që ‘socialisti’ të nxirrej jashtë sallës. Ndërkohë, Kryeministri Rama pati dhe një zënkë me një të moshuar që shprehu kritika për qeverinë mbi investimet në bujqësi.
Debati me qytetarin
Rama: Nuk ta jap fjalën, kaq mos e zgjat më. Të lutem mos na shqetëso më. E di që je shumë socialist…
Qytetari: Po, do flasim…
Rama: S`ke ardhur nga puna, ke ardhur nga rakia…
Ndërkohë që një tjetër qytetar iu ankua kryeministrit për mungesën e ujit.
Qyterari: Krimi më i madh që bëhet këtu, ti kryeministër është se uji qëndron atje, bimët thahen.
Rama: Tashmë nuk është më kështu apo jo…
Qytetari: Tani ne mos të flasim më për reformat…
Rama: Po urdhëro çfarë kishe…
Qytetari: Për punën e reformave, ti je kryeministër, s`do të japim ne mend.