Shqipëria ka rënë disa shkallë më 2016, sipas Indeksit të Brishtësisë, përpiluar nga Fondi për Paqe, duke u grupuar në grupin e “rrezikut”, ndërsa vitin që shkoi ndodhej në atë me “risk të ulët”.
Sipas Indeksit të Shteteve të Brishta për 2015, kryer nga Fondi për Paqe, rezultatet bazohen duke u bërë matjet sipas disa treguesve, si më poshtë: Presionet demografike, niveli i refugjatëve, zhvillimi ekonomik, tensione dhe dhunë, të drejtat e njeriut, varfëria, forcimi i shtetit, shërbimet publike dhe funksionimi i ligjit.
Krahasuar me rajonin, Maqedonia e renditur e 111-ta gjendet në të njëjtën zonë risku si ne, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë në zonën e moderuar të riskut, ndërsa stabël konsiderohet vetëm Mali i Zi.
Vendet më stabël konsiderohen Norvegjia, Zelanda e Re dhe Danimarka. Ndërsa vendet më të rriskuara janë Somalia, Sudani Jugor dhe Afrika Qendrore.