Indeksi i Progresit Social 2024 (SPI) e vlerëson me 10 pozicione më pak Shqipërinë se një vit më parë

Nga Orjola Pampuri

Ky është një ndër indekset më prestigjoze ndërkombëtare, ku me publikimin e këtij viti vihet re një përkeqsim në shumë komponentë të saj, siç janë arsimi bazë, shëndeti dhe arsimi i avancuar.

Ashtu si edhe në raportin e një viti më parë dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë; Te drejtat e njeriut dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke u renditur përkatësisht në vendin e 130 dhe 94 nga 170 vende të marra në studim.

Dukshëm ky vlerësim i SPI-së 2024, vjen në vazhdën e vlërësimeve të tjera të përkeqësuara në shumë fusha ekonomike-sociale të vendit sic ishte dhe rezultati i Testit të Pizës, raportet e FMN, Bankës Botërore apo të agjensive të Kombeve të Bashkuara dhe në vetë progres raportin e përvitshëm të Komisionit Europian.

Ky përkeqsim nuk vjen më si pasojë e mos prioritizimit të qeverisë me politika të efektshme dhe buxhetim të orientuar ndaj shërbimeve për qytetarët apo targer grupeve të caktuara, por dhe për shkak të një modeli qeverisjeje i cili tashmë në vitin e 11-të, reflekton mungesë optimizmi, besimi të qytetarëve, sipërmarrjes së lirë, profesionistëve të lirë si pasojë e korrupsionit galopant, mungesës së meritokracisë, ligjeve të posacme për një grusht oligarkësh të lidhur me qeverinë, PPP-të e koncesionet, si dhe investimet e ulëta në arsim, shëndetësi, mbrotje sociale, bujqësi dhe zhvillim e inovacion.

Kujtojmë që vetëm 2 muajt e fundit të vitit 2023, qeveria shkurtoi një sërë shpenzimesh thelbësore në Shëndetësi e Arsim. Këto shkurtime të cilat kapnin vlerën prej 15 milion euro në Shëndetësi, përbenin gati gjysmën e planifikimit të përgjithshëm për të njëjtin vit.
Po ashtu, shkurtimet në arsimin bazë, të mesëm, profesional etj dëshmuan dhe një herë se e ardhmja për brezin e ri, nuk është aspak prioritet i kësaj qeverisjeje.

Po në mënyrë jotransparente për publikun e as për përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria në momentin e fundit shkurtoi gati 15% të buxhetit vjetor 2024 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale pa dhënë shpjegime se në cilat sektorë do të realizoheshin këto rishikime.

Është e kuptueshme që qeveria nuk do ti ulë shpenzimet për 4 koncesionet në Shëndetësi që për 2024 i kushtojnë buxhetit të shtetit plot 50 milion euro por se reduktimi i shpenzimeve do të ndikojë drejtëpërdrejtë në më pak qëndra shëndetësore të rikonstruktuara, më pak mjete spitalore dhe trajtimi mjekësor, më pak barna për pacientët, etj.

Partia Demokratike, e ka denoncuar këtë makutëri të qeverisjes e cila nuk është në interesin e shqiptarëve. Edhe pse propozuam një sërë amendamentesh për projekt-buxhetin 2024 me synimin së paku të rikthimit të dinjitetit ndaj trajtimit dhe ofrimit të shërbimeve për pensionistët, personat me aftësi ndryshe, pacientët në shërbimin shëndetësor, fermerët, të rinjtë, sipërmarrjet, etj., të cilat kishin për qëllim rishikimin e buxhetit për shpënzimet jothelbësore për qeverisjen, PPP-të e koncesionet korruptive, abuzimet me tendera e prokurimet publike, jo vetëm që u pamundësua shqyrtimi parlamentar, por dhe nuk u prezantuan për votim gjatë seancës plenare të buxhetit.

Ne vijojmë të jemi të bindur se interesi i qytetarëve për shërbime cilësore, transparencë, dhe politika nxitëse në arsim, inovacion, shkencë, shëndetësi, zhvillim rural, sipërmarrje dhe shërbime sociale duhet të jetë prioritet ndaj cdo lloj politike apo programi zhvillimor qeverisjesje.

Ndaj Partia Demokratike mbetet e angazhuar për të adresuar shqetësimet, nevojat dhe pritshmëritë reale të qytetarëve në programin e ri si një alterativë për vendin.

Exit mobile version