Indipendiente Del Valle-Atl. Nacional ndahen në paqe

Sfida e parë finale e Kupës Libertadores u mbyll në barazim 1-1 mes Indipendiente Del Valle të Ekuadorit dhe Atletico Nacional të Kolumbisë. Nën një atmsferë elektrizuese në Kuito, Indipendente kërkoi të shfrytëzonte në maksimum faktorin fushë për të marrë fitoren në finalen e parë. Në minutën e 22-të vendasit ju afruan golit të epërsisë me një goditje dënimi të Junior Sornozës, që u devijua te Mina, por portieri Armani arriti të presë. Gjithsesi në të 36-ën ishte skuadra kolumbiane që kaloi në epërsi me një gol Berrios që arriti të mposhtë portierin Librado Azcona.
Në pjesën e dytë Indipendiente u hodh përpara, duke kërkuar golin e barazimit, që e gjeti më në fund në minutën e 87-të, kur një goditje dënimi e Sornozës, u kthye nga portieri Armani përpara se Mina ta dërgonte topin në rrjetë. Ky ishte vetëm goli i 6-të që skuadra e Atletico Nacional pësonte në kompeticionin e këtij viti. 1-1 megjithatë është një rezultat që favorizon ekipin kolumbian për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet me datë 27 korrik.

Exit mobile version