Ekspertja e statistikave, Ines Nurja u ndal tek disa të dhëna që janë pika kyçe në lidhje me ekonominë shqiptare.
“Do të filloj me bujqësinë. Dihet që bujqësia është një nga sektorët që ka dhënë gjithmonë pjesën kryesore të prodhimit, rreth 20% ka qenë vetëm bujqësia dhe faktikisht vitet e fundit është parë që bujqësia ka pasur rritje minimale, ka pasur raste ku kanë qenë edhe vlera negative, por ajo që bie në sy është që në tre mujorin e fundit ka një ulje drastike të numrit të të punësuarve në bujqësi rreth 17 mijë veta, ndërkohë që duhet menduar që në bujqësi janë të punësuar më shumë se gjysma e forcës punëtore që ekziston në Shqipëri dhe rritja ekonimike është më 0.52%. Normalisht që këto shkojnë më tej në drejtim, pra rritja ekonomike te rritja e numrit të të punësuarve, ndërkohë që ka ndodhur për herë të parë një rënie drastike e numrit të të punësuarve dhe një rritje ekonomike minimale.
Në grafik është shfaqur edhe industria me një rritje 1970 veta dhe faktikisht janë dy sektorët më kryesorë, buqësia dhe industria që prodhojnë dhe faktikisht dhe rritja e punësimit është ose negative ose me një rritje minimale, pra tregon që Shqipëria nuk prodhon më dhe ulja e punësimit e pasqyron këtë më mirë.
Një tregues tjetër që bie në sy është tregtia me pakicë. Faktikisht ne të gjithë e dimë që tregtia me pakicë pasqyron drejtpërdrejt konsumin e familjeve shqiptare dhe po të shikojmë grafikun që është paraqitur për tregtinë me pakicë, do të shikojmë që tregtia me pakicë sa vjen dhe ulet dhe ka arritur vlerën më të ulët në vite 1.1% rritje në tre mujorin e tretë, e cila tregon që familjet shqiptare nuk konsumojnë më, sepse kjo ka lidhje të drejtpërdrejtë me shpenzimet për familjet shqiptare. Pra, tregtia me pakicë vjen dhe ulet tregon që dhe konsumi i familjeve shqiptare sa vjen dhe ulet më tepër. Një tjetër tregues interesant faktikisht që ka të bëjë me punësimin.
Unë u përqendrova tek punësimi, sepse është diçka që ka të bëjë shumë me largimin e shqiptarëve nga vendi. Këtu është i paraqitur një grafik me të dhënat e punësimit të ndara në dy grupe. 15-29 vjeç që do të jetë pjesa që duhet të jetë më shumë e punësuar dhe të punësuarit mbi 64 vjeç dhe po të shikohet, të punësuarit 15-29 vjeç kanë zbritur numrin e tyre. Me 1100 veta është zvogëluar numri i të punësuarve të kësaj kategorie, ndërsa mbi 64 vjeç është rritur rreth 8000 veta. Pra, faktikishit i jepet përparësi, gjithmonë mbas grupit të të dhënave pjesës më të moshuarve në Shqipëri, ndërkohë që pjesa e rinisë që duhet faktikisht të punësohet, ata që dalin direkt nga shkolla ka një ulje dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me të tashmen çfarë ndodh, por edhe me të ardhemn e Shqipërisë.
Në grafikun e mëposhtëm është një grafik shumë interesant, i cili është marrë faktikisht nga Eurostati dhe tregon përqindjen e të larguarve nga Shqipëria, ata që janë regjistruar dhe kanë kërkuar azil ekonomik. Po të shikojmë rreth 80% e atyre që largohen nga Shqipëria janë deri në moshën 34 vjeç. Pra edhe nëqoftë se në të ardhmen do të kemi një zhvillim ekonomik, me largimin e të rinjve ku do t’i gjejmë këto forca punëtore për t’i punësuar në Shqipëri. Pra, kemi dy fenomene: nuk punësohen të rinjtë për momentin, përkundrazi zvogëlohet numri i të punësuarve dhe nga ana tjetër shtohet numri i të larguarve deri në moshën 34 vjeç. Shqipëria rrezikon plakjen e popullsise që është një fenomen, i cili shihet edhe në vendet e tjera, por që në Shqipëri po na troket në derë dhe do të jetë diçka shumë negative për ekonominë tonë.
Një tjetër tregues interesant është pabarazia. Është bërë një studim në lidhje me konsumin e familjeve, dy vite janë krahasuar dhe është parë që rritja ka qenë minimale, mirëpo ajo që është vënë re me kujdes është që shpenzimet për ushqime janë ulur, ndërkohë që janë rritur shumë shpenzimet për arsim. Për ato shpenzime që janë rritur janë vetëm për një pjesë të vogël të familjeve shqiptare. Grafiku i mëposhtëm paraqet që vetëm 10% e familjeve kanë rritje me 200 mijë lekë të vjetra në muaj ndërsa 90% e familjeve kanë një rritje me 3 mijë lekë të vjetra afërsisht.
Ajo rritje që është bërë i ka shkuar pjesës më të pasur të familjeve shqiptare, ndërsa 90% e familjeve kanë ngelur në të njëjtin nivel si pasojë e rritjes së arsimit, kanë zbritur dhe më poshtë. Kjo tregon që pabarazia sa vjen dhe theksohet në Shqipëri dhe kjo faktikisht nuk është e mirë për të ardhmen tonë.
Grafiku i fundit fare, i cili është paraqitur është paga minimale sipas Eurostatit dhe po të shikoni, unë kam marrë tre vende në krahasim Bullgarinë, Rumaninë dhe Shqipërinë për krahasimin ndër vite. Deri në vitin 2012-2013 ne kemi qenë ose më mirë se Bullgaria ose në të njëjtin nivel me Rumaninë dhe pas kësaj ndryshimi ka ndodhur i menjëhershëm për këto vende, ndërkohë që Shqipëria ka ngelur pothuajse në të njëjtat nivele të pagës minimale. Vendet e tjera kanë pasur një rritje drastike të pagës minimale. Nuk po krahasohemi me vendet e rajonit, sepse vendet e rajonit kanë qenë gjithmonë në vlera më të larta se Shqipëria, por me vendet që ne kemi qenë të së njëjtit nivel, faktikisht ndryshimi që ka ndodhur këto dy vitet e fundit është drastik. Vendet e tjera kanë ecur shumë përpara, Shqipëria ka ngelur me një pagë minimale thuajse si ajo më parë.
Ndërtimi është vlera që është pasqyruar këtu, një rritje shumë e madhe vlerash dhe ndërkohë që siç përmendi më parë zoti Basha, vetë kreditë kanë ngelur po në të njëjtin nivel. Atëherë kjo rritje kaq e madhe e vlerës së ndërtimit me çfarë merret nga kush investohet? Përgjigjen e dini vetë, sepse është droga, e cila mbillet në Shqipëri që e financon ndërtimin sidomos të rezidencave me shumë kate sidomos në Tiranë.