Infantino thërret Galianin te FIFA, gati një post

Adriano Galiani pas 30 vitesh nuk do të vijojë më të jetë pjesë e Milanit. Njeriu i besuar i Silvio Berluskonit, në lidhje me merkaton e kuqezinjve, ka lajmëruar se do të largohet nga klubi pas pak javësh.
Në vitet e fundit ka pasur shumë kritika ndaj tij, por janë arritur edhe suksese të mëdha kryesisht falë goditjeve të mëdha të bëra prej tij në merkato. Kontributin që ka dhënë në botën e futbollit e ka vlerësuar edhe një figurë e madhe si presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili tha: “Nëse Galiani do të ketë kohë dhe dëshirë, FIFA i ka të hapura dyert për të, pasi ai mund të na japë një kontribut të rëndësishëm falë eksperiencës që mbart”.

Exit mobile version