Infeksionet në sinuse/ Mjekja Klodiana Zaharia: Ndryshimet e temperaturave shtojnë rastet. Ja çfarë duhet të dini

Me ndryshimin e temperaturave, janë rritur edhe rastet me infeksione në sinuse kanë filluar të shfaqen. Mjekja Klodiana Zaharia nënvizon se simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbje në veshë, fytyrë dhe hundë të bllokuara ndërsa bën thirrje që në raste shenjash ti drejtoheni mjekut dhe jo të vetë-mjekoheni.

Me ndryshimin e temperaturave, në qendrat shëndetësore është shtuar dhe numri i rasteve me infeksion në sinuse.

Në Poliklinikën Nr. 9, një numër i madh pacientësh, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, po kërkojnë ndihmën e mjekëve.

Mjekja Klodiana Zaharia shprehet se rastet më të shpeshta janë te fëmijët, të cilët paraqiten me infeksion në sinuse që shpesh shoqërohen me dhimbje në veshë e fytyrë, si dhe hundë të bllokuara.

Ajo apelon që të kihet kujdes, duke treguar edhe shenjat paralajmëruese të infeksionit.

Mjekja thekson, gjithashtu, se është e rëndësishme që pacientët të mos përpiqen të vetë-mjekohen, pasi kjo mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Ajo rekomandon që në rastet e dyshimit për infeksion në sinuse, pacientët të kërkojnë menjëherë këshillën e mjekut për të marrë trajtimin e duhur dhe për të parandaluar komplikacione të mundshme.

Exit mobile version