Kopshti 41 në kryeqytet është mbyllur pasi 3 punonjëse kanë rezultuar pozitive me Covid-19.
Mësohet se të infektuara kanë rezultuar drejtoresha, edukatorja dhe sanitarja.
Sakaq u është bërë tampon të gjithë personave që kanë pasur kontakt me personat pozitivë, teksa priten përgjigjet.
Kopshti do të qëndrojë i mbyllur për 14 ditët në vijim.