Infektohet 3 ditë pasi bëri vaksinën, futbollisti i Interit shtrohet me urgjencë në spital

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal është shtruar në spital në Kili pasi është infektuar me COVID-19. Vetëm tre ditë më parë ai bëri vaksinën, por duket se kjo nuk ka mjaftuar që virusi mos e kapte.

Ai madje do të humbë ndeshjen e së enjtes për eleminatoret e botërorit mes Kilit dhe Argjentinës.

“Fatkeqësisht në kontrollet e sotme zbulova se isha pozitiv me COVID-19. Këtë herë nuk do të jem në gjendje të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia.

Unë do të shërohem,për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e La Roja de Todos,” tha Vidal. “Falënderoj të gjithë mjekët që janë kujdesur për të gjithë kilianët që po luftojnë këtë pandemi të tmerrshme. Dhe unë ju po ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni”- shkroi Vidal në rrjetin e tij personal.

Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me Covid-19 së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

Exit mobile version