Infektohet me Covid-19 Imzot George Frendo, shtrohet në spital

Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor pasi është infektuar me Covid-19, ndërsa sot është shtruar në spital.

Kisha Katolike Shqiptare njofton se Arqipeshkvi I Tiranës dhe Durrësit, George Frendo, është shtruar me urgjencë në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid.

Komunikim

Tragjedi në familjen e pedagogut/ Dy vëllezërit humbasin jetën njëri pas tjetrit nga Covid

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Zyra e Shtypit e KISH

Artikulli paraprakShkarkohet trajneri i Tiranës
Artikulli tjetër8 viktima nga Covid-19 dhe 373 të shtruar në spitale në 24 orët e fundit! Harta e kuqe në Shqipëri