Pedagogia e njohur Nevila Xhindi është infekuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh ajo po lufton me këtë virus nga shtëpia e saj. Këtë ajo e pohoi në intervistën ekskluzive në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçin.
“Besoj se jam në ditët e rikuperiumit. Jam në ditën e 14 që kur më janë shfaqur simptomat. Në fakt aureola dhe propaganda që e rrethon këtë virus është ajo që na ben të ndihesh ndryshe. Por nuk e kalova rende pikologjikisht. Përtej teorive konspirative covidi është prezent, njerëzit duhet të marrin masa se si të përballen me diçka që është prezente”.
Ndër të tjera zysh Nevila ndau mendimin e saj në lidhje me protestën e studentëve, ku në disa pika nuk është fort dakord për menyrën se si po menaxhohet situata nga vetë ata. Ndërkohë që sipas saj, qeveria duhet te bëj një hap më shumë për t’ju ardhur në ndihmë atyre.
Është jonjerëzore kur tre ditë para se të filloj mësimi, të mësojnë se do e zhvillojnë online. Kjo qasje kaotike ku askush nuk dinte asgjë, se çfarë do bëhej përfundoi në gjenë më të shpëtuar në mbylljen e sistemit arsimor. Në auditorët tona nuk e kemi luksin të akomodohen të gjithë studentët me distancë 1 metër e gjysëm. Në princip me pëlqen pjesëmarrja publike politike e te rinjve në jeten e qytetit. Ajo që më shqetëson është mendimi kaotik që kemi parë nga studentët në këto kohë”.