Infektohet për herë të dytë me Covid-19

Gjashtë raste të reja me korónavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë. Njëri prej tyre dyshohet të jetë prekur në kryeqytet dhe kur mbërriti në qytetin bregdetar bëri tamponin dhe rezultoi pozitiv.

Ndërsa tre prej të prekurve janë ínfektuar nga kontaktet me persona që ishin me Covid. Një rast rezulton i ínfektuar për herë të dytë me koronavirus.

Burimet konfirmojnë se, kishte 2 javë që i kishte dalë testi negativ ndërsa në testin e ditës së djeshme doli sërish pozitiv. Këto gjashtë raste u konfirmuan edhe në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Artikulli paraprakDetaje të reja për 21 vjeçaren që humbi jetën nga Covid-19, shkoi vetë tek Infektivi pasi…
Artikulli tjetërRonaldo pranë një rekordi tjetër madhështor