Ndikimi i grupeve kryesore në këtë inflacion 1.9% thotë INSTAT është dhënë nga shtrenjtimi i ushqimeve me 1% ndjekur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike me +0,23 pikë përqindje. Në rritje gjatë muajit të shkuar ishin të gjitha grupet me përjashtim të transportit, çmimet e të cilit kanë rënë me -0.33%.
Ndërsa në raport me tetorin e vitit të kaluar INSTAT thotë se shtrenjtimin më të madh e ka pasur “Argëtimi dhe kulturë” me 5%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,5 % dhe “Ushqime e pije joalkoolike” me 3,1 %. Brenda grupit të ushqimeve zarzavatet patën rritjen më të fortë të çmimit me 8,3%, krahasuar me vjet, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4%, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,2 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,8 %, etj.