Situata financiare e OSHEE, sipas drejtorit Enea Karakaçi, është stabël dhe me një nivel rekord arkëtimesh mbi 98%.
Sipas tij, kjo ka ndikuar që të mos aplikohet për rritje çmimi të energjisë. Karakaçi tha se ulja e humbjeve ka ardhur për shkak të luftës kundër ndërhyrjeve të paligjshme.
Por, për ekspertin Azmer Duleviç, problem janë borxhet e institucioneve, ndërkohë që vihet re një reflektim nga konsumatorët familjarë.
Ai sugjeron marrjen e masave ekstreme si për familjarët dhe institucionet që nuk paguajnë. Sipas ekspertit, problem është edhe rrjeti i amortizuar.
“Nuk mund të themi që do ketë ndërprerje ose jo energji. Do ketë remonte apo defekte nuk i shmang dot. Ka përmirësim por është e papranueshme që të kemi rrjetin e shpërndarjes me 28 mijë km me 38 vite jetëgjatësi. Dhe një element tjetër që shkakton defektet në zonat rurale ne kemi transformator 6 mijë dhe janë rreth 11 mijë në të gjithë vendin dhe kanë 35 vite punë pa u ndërruar dhe patjetër që do të japin avari. Është e vërtetë që është ulur borxhi i OSHEE, por qytetarët kanë pamundësi për të paguar faturat. Kemi edhe institucionet ndërmarrjet e ndriçimit rrugor si spitalet ujësjellësit që nuk i paguajnë faturat. Kemi rritje 3.5% të faturave të paguara në krahasim me 2022. Familjarët kanë reflektuar kurse ndërmarrjet jo,. Duhet të ketë masa si për familjarët dhe institucionet”. – shprehet Duleviç.