“Inside Story”/ Krasniqi: Liderët shqiptarë, produkt i revolucionit kinez

Strukturimi i një force politike opozitare në fillimet e pluralizmit nuk ishte i lehtë, sepse PPSH ishte ende aktive bashkë me sigurimin e shtetit dhe nuk ngurronin të vazhdonin përdorimin e metodave staliniste.

Ndryshimet në kampin e trashëgimtarëve të PPSH-së po vononin, edhe pse partia e tyre u shndërrua brenda një nate në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Gjithsesi, demokratizimi i Shqipërisë pritej të fillonte nga Partia Demokratike, që gjithashtu përbëhej nga një grup intelektualësh me mentalitet komunist. Megjithatë, Afrim Krasniqi thotë se e shkuara e diktaturës komuniste do të ishte prezente, për shkak të edukimit që kishte secili pjesëtar i elitës.

“Formimi i liderëve të sotëm në Shqipëri është komunist, shumica e tyre janë formuar dhe janë produkt i revolucionit kinez komunist, shpallja luftë kundër mendimit ndryshe e deri edhe kundër Zotit. Është e pamundur, është utopi që të presim nga kjo klasë politike demokraci”.

Artikulli paraprakPse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo zgjoheni, arsyeja do t’ju befasojë
Artikulli tjetërNjohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme!