“INSTAT dhe EUROSTAT rrëzojnë propagandën e qeverisë”, Karabina: Në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan 3,7% më pak nxënës dhe 3.6% më pak student se një vit më parë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat u shpreh se institucione serioze si INSTAT dhe EUROSTAT janë duke ia çjerrë përditë popagandën qeverisë së Edi Ramës. Ajo shprehet se sipas INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan në arsimin zyrtar 3,7% nxënës më pak se një vit më parë. Ndërsa një ulje me 3.6% ka shënuar edhe numri i studentëve në Universitet krahasuar me një vit më parë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA, MIRELA KARABINA

Institucione serioze si INSTAT dhe EUROSTAT janë duke ia çjerrë përditë popagandën qeverisë së Edi Ramës.

Përballë retorikës për Shqipëri të lulëzuar me 10 milionë turistë në vit, të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër, të trishtë, i cili është shqetësues për të gjithë.

Sipas INSTAT-it, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan në arsimin zyrtar 3,7% nxënës më pak se një vit më parë.

Në arsimin 9-vjeçar u regjistruan 3,4%, ndërsa në arsimin e mesëm të lartë 4.3%, më pak nxënës se një vit më parë.

Po ashtu, një ulje me 3.6% ka shënuar edhe numri i studentëve në Universitet krahasuar me një vit më parë.

Kjo tkurrje dhe kjo rënie e numrit të nxënësve dhe të studentëve sigurisht që shoqërohet edhe me pasoja të tjera, duke filluar nga reduktimi i mësimdhënësve dhe në uljen e personelit mbështetës.

Kriza e arsimit dhe shpopullimi i vendit është duke dhënë përditë pasoja të rënda, ndërsa nëse nuk marrim masa të menjëhershme e ardhmja do të përkeqësohet.

Të rinjtë zgjedhin të largohen si pasojë e mungesës së shpresës dhe të keqqeverisjes, ndërsa ata që mbarojnë gjimnazin largohen të studiojnë jashtë, për shkak të perspektivës dhe lehtësirave që vendi i tyre nuk ua ofron.

Në kushtet e një krize të madhe shoqërore, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përgjegjësinë dhe detyrën për të dhënë zgjidhje dhe për ta nxjerr arsimin nga kriza.

Po ashtu, vetëm të treguarit me vepra dhe vullneti i duhur politik për ta ndryshuar këtë realitet, do të jepte mesazhe pozitive për ta ndalur në mënyrë të menjëhershme hemoragjinë e largimeve masive.

Ne jemi të vendosur për një program qeverisës që do t’i japë zgjidhjet e duhura çështjes së arsimit dhe problemeve të tjera sociale.

Do ta bëjmë këtë me ekipin e duhur të ekspertëve tanë dhe me njerëzit e përzgjedhur që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e radhës.

Artikulli paraprak“Ti je armik i betuar, do shkosh punëtor gjithë jetës”- Dëshmia e rrallë e Maks Velos: Kur dola nga burgu, askush nuk më fliste me gojë, ndërronin rrugë, vetëm Kadareja më takoi! Kurse Agolli…
Artikulli tjetërAnaliza e DW: Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë qeverinë në Maqedoninë e Veriut! Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare