Kriza ekonomike ka rikthyer edhe një herë lulëzimin e tregut të “gabit”. Shqiptarët po i drejtohen sërish rrobave të përdorura pasi e kanë të papërballueshme që t’i blejnë ato në butiqe. Të dhënat e INSTAT e konfirmojnë këtë tendencë. Importet e veshjeve të përdorura kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të pandalshme gjatë katër viteve të fundit. Për pesëmujorin 2016 ato arritën në 1 miliard lekë (rreth 8 milionë euro), me një rritje prej 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italia është shteti kryesor nga importohen veshjet e përdorura me 46% të totalit në 5 muajt e parë të vitit. E dyta është Kina me 13% dhe e treta Turqia me rreth 9% të totalit, sipas të dhënave nga INSTAT. Një tjetër biznes që po shënon rritje është dhe ai i këpucëve dhe sidomos atleteve të përdorura, për të cilat gjithsesi nuk ka të dhëna për importet nga INSTAT, por është e dukshme që numri i tyre, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera sa vjen e shtohet. Shumë dyqane po ndryshojnë destinacion, duke u kthyer në tregtues të mallrave të përdorur. Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ‘90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja. Tani duket se me rënien ekonomike, shqiptarët iu rikthyen sërish rrobave të përdorura.
Kryesore
Continue to the categoryPesë vite nga tërmeti/ Sabah Sheta: Qeveria po mashtron qytetarët e...
Sabah Sheta, Kryetar i Degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, ka reaguar për situatën pas tërmetit të vitit 2019, duke theksuar vështirësitë që po...