Integrimi në BE, Gjermania: Shqipëria problem korrupsionin dhe krimin kufitar

Nga Gjermania vjen një deklaratë ku shprehen disa ngurrime apo shqetësime në lidhje me Shqipërinë siç janë: lufta kundër korrupsionit dhe probleme me krimin kufitar si dhe mosmarrëveshjet në mes vendeve kufitare. Lajmi vjen nga Konferenca e zhvilluar sot për strategjinë e re të BE-së për Ballkanin.Përfaqësuese e BE-së: “Përsa i përket qeverisë gjermane dhe angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor, unë do të thoja që pak javë përpara publikimit të strategjisë, në fakt në Gjermani doli me një deklaratë nga qeveria gjermane me anë të së cilës u shprehën edhe disa shqetësime, ndoshta ngurrim në sajë të kushtëzimit që është vënë dhe ndoshta këtë do ta shohim edhe në të ardhmen. Duhet parë edhe pjesa e kushteve: lufta kundër korrupsionit. Gjermania ka probleme dhe me krimin ndërkufitar dhe prandaj pjesa e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme në këtë luftë, por edhe për sa i përket mosmarrëveshjeve ndërkufitare në mes vendeve”.
Në këtë konferencë u fol për kriteret që duhet të plotësojnë të 6 vendet para integrimit në Bashkimin Europian. Përfaqësues të BE: “Nëse keni parë strategjinë janë dy fjali mjaft të mira: anëtarësimi është një proces bazuar në meritë dhe përmbushjen e objektivave nga secili vend dhe vendet mund të arrijnë ose kalojnë njëra-tjetrën në bazë të progresit që ato bëjnë. Këto janë dy fjali.

Nëse dëgjoni Ramën apo Zaevskin që thonë jemi më të mirë se Serbia apo Mali i Zi, ata mund ta kenë shansin apo mundësinë për të ecur më përpara nëse ata angazhohen në mënyrë të plotë dhe nëse përmbushin reformat dhe i çojnë ato më përpara. Në këtë aspekt po. Strategjia e pranon që edhe ato vende mund të kapin hapin e vendeve të tjera me idenë për të arritur skenarin më të mirë që është i vitit 2025”.
Përfaqësuesit e BE-së i mëshuan idesë se nuk do të ketë më zgjerime në grup, por anëtarësime të vendeve që kanë arritur merita.
Përfaqësues të BE: “Nuk do kemi më zgjerime në grup, vendet do jenë pjesë e BE-së për shkak të meritave që kanë arritur. Institucioni i Bashkimit Europian është një institucion dinamik. Ai ka nxjerrë mësimet e veta nga zgjerimet e mëparshme, ndaj ka përshtatur instrumentet e saj. Kemi diskutuar për korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Këto fjalë dolën, pasi Bullgaria dhe Rumania u bënë pjesë e BE-së”.Risia e strategjisë është theksi që ajo vë tek sundimi i ligjit. Përfaqësuesit e BE-së premtuan monitorim të zbatimit të reformave të reja edhe nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakQeveria me LGBT dhe kundër ish-të përndjekurve
Artikulli tjetërForumi Ekonomik Botëror: Në Shqipëri varfëri dhe papunësi, nuk ka zhvillim