Inter nuk lë të lirë Ivan Perisiç dhe me shumë mundësi do të marrë Emre Mor. Zikaltërit janë duke punuar për rinovimin e kontratës së kroatit, që tanimë ka bindur plotësisht Spallettin dhe kjo është arsyeja përse Sabatini është gati t’i propozojë një marrëveshje të re, për të blinduar futbollistin. Për të janë bërë gati 5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme. Menjëherë pas rinovimit të Perisiç, zikaltërit do të synojnë blerjen e talentit të Borussia Dortmund. Ndjekja e gjatë që Manchester United i ka bërë Perisiç nuk ka sjellë ende asgjë konkrete, sepse oferta e “djajve” nuk ka kënaqur kurrë kërkesat e Suning. Situata ka ndryshuar këto ditë, sepse Inter jo vetëm që nuk ka ndërmend të shesë kroatin, por ka bërë gati kontratën e re. Futbollisti kërkon 6 milionë euro, teksa Inter mund ta kënaqë me 5 milionë euro neto në sezon për katër vitet e ardhshme. Aktualisht, Perisiç merr 3.2 milionë euro dhe kontrata i skadon në vitin 2020. Në pritje për të përcaktuar situatën e Perisiç, klubi zikaltër po mendon për Emre Mor për të përforcuar repartin e avancuar. Kërkesa e Borussia Dortmund është 22 milionë euro dhe gjermanët mund të bazohen te fakti që kanë shumë oferta për futbollistin e lindur në vitin 1997, që pëlqehet edhe nga skuadrat e tjera italiane si Napoli dhe Roma. Inter ka nisur bisedimet me futbollistin, teksa në klubin zikaltër mendojnë se ai mund të bëhet kampion i madh.
Kryesore
Continue to the categoryShoqata e ish-të Përndjekurve reagon kundër Berishës: Jemi shtyllë kryesore e...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit të saj, Shpëtim Agolli.
"Ish të përndjekurit politikë...