Mauro Icardi, kapiteni dhe sulmuesi kryesor i Interit, është i bindur se vendi i tretë në klasifikim është ende i mundur, pavarësisht 6 pikëve diferencë nga Napoli. “Besoj shumë te vendi i tretë. Të gjithë besojmë, objektivi është gjithmonë ai. Kemi për detyrë që të tentojmë deri në fund. Kam shumë besim”, thotë Icardi, i cili mendon se humbja me Romën në “San Siro” duhet lënë pas krahëve dhe skuadra duhet të shikojë përpara. Icardi ka një përgjigje edhe për ata që e kritikojnë se nuk merr shumë pjesë në lojë. “Dëgjoj shumë të thuhet se jam jashtë lojës, që duhet të marrë pjesë më shumë në manovrën e skuadrës dhe jam lodhur nga këto gjëra. Shikoni sa pasime për gol kam dhënë: 8”, u shpreh Icardi.
Kryesore
Continue to the categoryKur kujtesa bardhësohet me gëlqere
Nga Neli Demi
Ka disa vende që nuk duhen prekur, dhe disa dhimbje që nuk duhen zbukuruar.
Spaçi është një nga ato vende. Një nga ato...