Inter-Mançini, drejt “divorcit”?

Tensionohet marrëdhënia mes Roberto Mançinit dhe Interit. Duket se raportet mes drejtuesve zikaltër dhe trajnerit janë prishur. Shkak mendohet se është merkatoja e dobët që po zhvillon Interi, çka ka sjellë pakënaqësi dhe pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e Mançinit në krye të stolit. Tekniku 51-vjeçar gjatë një konference për shtyp, pa u menduar dy herë, thumboi presidencën zikaltër:
“Yaya Toure? Besoj se mundësitë për ta transferuar atë në këtë moment janë shumë të pakta, për të mos thënë që janë pothuajse zero. Me Bolingbroke nuk kemi folur dhe për momentin nuk e di se cilit duhet t’i drejtohem për çështjen e merkatos”.
Fjalë këto që shprehin hapur zhgënjimin e italianit. Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Zgjidhja e kontratës në mënyrë konsensuale është një alternativë për Mançinin, i cili kërkohet nga kombëatarja angleze. Në rast largimi alternativat për të marrë drejtimin e stolit të Interit nuk mungojnë. Zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti ka nisur bisedimet me Leonardon. Ky do të ishte një rikthim tek Interi për brazilianin, të cilit më pas pritet t’i ofrohet edhe një post drejtuesi. Në listë janë gjithashtu ish-tekniku i kombëtares italiane, Cesare Prandelli dhe holandezi Franc de Boer.

Exit mobile version