Inter ofron Banegan dhe para për yllin e PSG

Interi është duke e kërkuar me ngulm yllin e PSG, Angel di Maria. Raportohet se Interi është i gatshëm ta ofrojë Ever Banegan plus para për t’i siguruar shërbimet e Di Marias. Unai Emery, trajneri aktual i PSG, ka punuar me Banegan në kohën kur të dy ishin pjesë e Sevillas.
“Tuttosport” raporton se PSG e vlerëson Di Marian 50 milionë euro. Por, më e rëndësishmja në gjithë këtë mund të jetë paga e lojtarit, i cili momentalisht paguhet plot 9 milionë euro në sezon te PSG. 29-vjeçari u transferua në kampionatin francez në vitin 2015. Ai ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester United. Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019.

Artikulli paraprakRoma zgjedh Di Francescon për stolin
Artikulli tjetërTotti: Gati për një aventurë të re!