Interesat meskine lanë Shqipërinë pa ambasador në OSBE, KiE dhe Vatikan

Presidenti në detyrë, Bujar Nishani, zhvilloi takimin e lamtumirës me diplomatë dhe intelektualë të ndryshëm në selinë e Presidencës, ndërsa shprehu edhe 3 pengjet e tij gjatë këtij mandati.
Sipas Nishanit, mungesa e ambasadorëve të Shqipërisë në Vatikan, OSBE dhe KiE, nuk është për shkak të vullntetit të tij, por për shkak të interesave meskine.
“Me gjithë vullnetin dhe dëshirën time, Shqipëria ka mbetur fatkeqësisht peng i interesave meskine deri diku dhe ende e papërfaqësuar në nivel ambasadori në Selinë e Shenjtë në Vatikan, OSBE dhe në Këshillin e Evropës, tre seli shumë të rëndësishme për Shqipërinë.
I kam siguruar drejtuesit dhe përfaqësuesit të këtyre selive se mungesa e përfaqësimi në rang ambasadori nuk lidhet aspak me një qëndrim politik të Shqipërisë ndaj tyre, por thjesht me aspekte të brendshme institucionale. Besoj dhe shpresoj që kjo çështje do të trajtohet seriozisht nga qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pasardhësit tim në detyrën e Presidentit të Republikës”, u shpreh ndër të tjera Nishani në takimin e lamtumirës.

Exit mobile version