Një tjetër natë për t’u mbajtur mend për Lautaro Martinez, sulmuesin e Racing, drejt të cilit Interi shtriu duart disa javë më parë, në sajë të një fushate të Ausilio në Argjentinë. Sulmuesi i ri, në fakt, në debutimin në “Copa Libertadores”, e ka tërhequr ekipin e tij përpara, duke bërë një “hat-trick” mahnitës kundër Cruzeiro. Të gjitha ndodhën nën sytë e trajnerit të kombëtares argjentinase, Sampaoli, i cili mund të mendojë seriozisht për ta grumbulluar atë për Kupën e Botës në Rusi. Akrobatik dhe fuqi fizike. Nëse shikon golat e shënuar nga Lautaro Martinez, janë të gjitha cilësitë më të mira të sulmuesit 20-vjeçar, për të cilin Inter, siç është raportuar nga “Sky Sport”, do të investojë rreth 20 milionë euro, plus dy milionë bonuse, duke i lënë klubit mëmë një përqindje fitimi në rast rishitjeje në të ardhmen. Marrëveshja për transferimin e tij në Itali nga qershori i ardhshëm, në fakt, duket se tashmë është kryer, pavarësisht se tani për tani, Lautaro Martinez nuk preferon të humbasë peshën për të ardhmen: “Procesi i transferimit tim tek Interi nuk ka përfunduar akoma, por ka pasur oferta dhe bisedime. Sidoqoftë, sot për sot jam një lojtar i Racing dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Diçka do të mësohet kur të ketë konkretizim”. Fjalë rrethanash, ndërkohë që Interi e pret dhe tashmë ëndërron.
Kryesore
Continue to the category‘Gjatë qeverisjes së tij janë larguar 600 mijë qytetarë’/ Lapardhaja: Edi...
I ftuar në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se Edi Rama është eksportuesi më i madh i shqiptarëve nëpër botë.
Deklaratën Lapardhaja e...