Interi del në shitje, borxhi 700 milionë euro

Raportet në Itali thonë se Suning janë në rrezik që ta humbin kontrollin e Interit nëse ata nuk arrin që të mbledhin 340 milionë euro në 36 muajt e ardhshme, pasi që raportohet se borxhet e tyre arrin në shumën e 700 milionë euro.

Në emisionin hulumtues të RAI 3, “Report” u transmetua mbi krizën financiare tw klubit, kurse në anën tjetër gazeta Il Fatto Quotidiano kishte bërë edhe më parë hulumtime për Interin, të cilët e fituan titullin e Serie A në maj.

Aty theksohet se fondi investiv Oaktree ka dhënë një kredi prej 275 milionë euro për Great Horizon, një kompani që ka në pronësi 68 për qind të Interit.

Problemi është se kjo nuk është e vetmja kredi që Suning e ka marrë për ta mbajtur klubit dhe në total borxhi arrin rreth 700 milionë euro.

Të gjitha afatet janë në horizont, kështu që kredia e Oaktree duhet të ripaguhet brenda tri viteve me 9 për qind interes të përvitshëm, e cila arrin në 72 milionë brenda tri viteve.

Nëse i shtohet kredia origjinale, kjo do të thotë se Suning duhet të gjejë mbi 340 milionë euro për të paguar kredinë e Oaktree.

Alternativa është që të këtë një kompani pronar, klubi, të posedohet në formën e njëjtë që ishte Milan me ish presidentin, Yonghong Li dhe kredinë me interes të lartë nga Elliott Managment.

Kjo nuk është e tërë, sepse sipas Il Fatto Quotidiano shumë prej 375 milionë euro duhet të paguhet deri në dhjetorin e vitit 2022.

Kjo do ta bënte shumë të vështirë edhe në kohërat më të mirë, për më shumë kur klubi ende po vazhdon punën me humbje si në paga ashtu edhe me shpenzime operative dhe nuk po ka fitim.

Korrespodenti i Il Sole 24 Ore, Carlo Festa ka shkruar në Twitter që Sunin janë duke shitur sa më shumë lojtarë në mënyrë që t’i balancojnë librat financiar në mënyrë që të tërheqin sponsor për ta blerë klubin.

Exit mobile version