Interi fundos Lazion

Interi i Stefano Piolit nis të funksionojë. Tashmë janë 3 fitoret radhazi të skuadrës zikaltër që në “San Siro” zhvilloi një pjesë të dytë me të vërtetë fantastike duke mposhtur 3-0 Lazion e Simone Inzaghit. Mauro Icardi, Ever Banega dhe Samir Handanoviç ishin këta 3 futbollistët përcaktues për Interin në këtë ndeshje. Kapiteni realizoi një dygolësh, mesfushori argjentinas ishte ai që zhbllokoi shifrat, ndërsa portieri slloven me disa pritje shpëtimtare ruajti të paprekur portën e Interit për të tretin takim radhazi.
Pjesa e parë në fakt nuk ishte shumë e mirë për Interin dhe u deshën disa ndërhyrje të Handanoviç për ta mbajtur rezultatin në barazim 0-0. Megjithatë me rikthimin në fushë nga dhomat e zhveshjes skuadra e Piolit u tjetërsua duke e mbyllur Lazion në gjysmëfushën e saj. Në të 54-tën Banega shmangu me një lëvizje të bukur Milinkoviç-Saviç dhe me një predhë me të djathtën nga distanca nuk i dha asnjë shans Marchettit.
Gjithçka ndryshoi falë dyshes Banega-Icardi. I pari arriti të shënonte golin e avantazhit në minutën e 54-t duke mposhtur Marketin me gjuajtje në hyrje të zonës. Vetëm 3 minuta më vonë, ishte bashkëkombësi i tij, i cili dyfishoi shifrat me një gjuajtje perfekte me kokë duke vulosur fatin e kësaj sfide.
Më pas, ishte pikërisht fantazisti argjentinas ai që gjeti saktësisht sulmuesin me një skemë në goditje dënimi për të realizuar golin e tretë në minutën e 66, për të mbyllur përfundimisht diskutimet për fatin e kësaj ndeshjeje.
1-0 për Interin, por zikaltërit nuk u mjaftuan me kaq. Vetëm pak sekonda më vonë, Icardi tregoi edhe një herë tjetër se është një golashënues i lindur duke devijuar saktë me kokë një krosim të bukur të D’Ambrosios për t’i çuar shifrat në 2-0. Për të hedhur knock-out skuadrën bardhekaltër mendoi sërish kapiteni argjentinas i Interit që në të 65-tën i asistuar nga Banega shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të 14-tin në këtë sezon të Serisë A. Tashmë Maurito kryeson i vetëm listën e golashënuesve. Në të 82-tën fati nuk ishte me argjentinasin pasi traversa i mohoi golin e 3-t personal Icardit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Interin që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 30 pikëve.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e 7 të Serisë A, por tashmë vetëm 5 pikë e ndajnë nga Roma e vendit të dytë, edhe pse duhet theksuar se me përjashtim të Lazios, skuadrat që ka më sipër në renditje zhvillojnë sot takimet e tyre.

Artikulli paraprakTjetër çmim për Gashin në MLS
Artikulli tjetërBajerni e mbyll me fitore 2016