Interi insiston për Thuram, Juve në telashe për Pjaniç

Marcus Thuram dhe Miralem Pjaniç janë dy nga emrat e lidhur me klube italiane. Sulmuesin e Borussia M’Gladbach po tenton ta marrë me ngulm Interi dhe deri më tani gjermanët kanë kërkuar 30 milion euro.

Zikaltrit nga ana tjetër kanë ofruar 20 milion euro dhe 5 milion të tjera në formë bonusesh.

Një marrëveshje është pranë, pasi M’Gladbach ka nisur ta mendojë shitjen e sulmuesit francez.

Sa i takon Pjanic, në lojë për mesfushorin është futur edhe Fiorentina. Barcelona nuk e ka në planë boshnjakun dhe Juventusi është gjithashtu një mundësi.

Klubi Vjollcë po tenton ta bindë Pjanic me dhënien e një roli të rëndësishëm në skuadër.

Te Fiorentina mesfushori do kishte mundësinë të luante.

Klubi i Serie A shpreson t’i mbyllë tratativat, duke pasur parasysh që Pjanic është gati të ulë pagën dhe gjysmën e saj do e paguajë Barcelona.

Artikulli paraprakRadhë të gjata në Kakavijë dhe Qafë Botë
Artikulli tjetërJa pse duhet të konsumojmë lëngun e kumbullës