Interi mposht Lazion në “Olimpico”

Interi rigjen buzëqeshjen në Serinë A pas 8 ndeshjeve pa fitore, ku kishte regjistruar 2 barazime dhe 6 humbje. Zikaltrit fituan 1-3 në “Olimpico” ndaj Lazios, me bardhekaltrit që e mbyllën takimin me 2 lojtarë më pak pas ndëshkimit të Keitas dhe Lulicit me karton të kuq. E veçantë në këtë sfidë përshëndetja e tifogrupit më të madh lazial ndaj një armiku të përjetshëm si Francesko Totti. Sa i përket kronikës, Lazio e gjeti e para golin me Keita me 11-metërsh në minutën e 18-të.
Andreoli ktheu baraspeshën në të 31-ën, ndërsa 6 minuta më pas Hoedt shënoi në portën e tij. Në pjesën e dytë kur Interi ishte në superioritet numerik Eder realizoi golin e 3-1. Fitore kjo që e ngjit Interin në vendin e 7-të, ndërsa Lazio mbetet në kuotën e 70 pikëve, një më shumë se Atalanta e vendit të pestë.

Exit mobile version