Interi regjistron turpërimin më të madh në histori! Asnjëherë në finalen e Champions nuk kishte ndodhur që…

Interi u mposht me rezultatin 5 me 0 nga PSG. Zikaltrit patën një mbrëmje të turpshme në Mynih ku parizienët dominuan të dyja pjesët e lojës.

Me këtë humbje, Interi ka regjistrua edhe turpërimin më të madh në historinë e finaleve të Champions. Asnjë skuadër më parë nuk kishte humbur me pesë gola diferencë, ndeshjen e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Skuadra e Inzagit nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Ky trofe ndërkohë është edhe i pari për PSG-në në historinë e Champions.

Artikulli paraprakKatër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm
Artikulli tjetërPse ballkanasit po heqin dorë nga demokracia?