Interi të kthehet në 10 më të mirët në botë

Milano është epiqendra e futbollit europian kjo për shkak të finales së Champions League, një kompeticion në të cilin dëshirojnë të rikthehen skuadrat e këtij qyteti. Pikërisht ky është objektivi i Interit, rikthimi në kompeticionin madhështor, për të qenë pjesë e elitës së kontinetit. Është presidenti zikaltër Erick Thohir, ai që vendos objektivin e së ardhmes, por që për të arritur aty duhen disa lëvizje, duke nisur nga merkato. Numri një i Interit flet për gjithçka në daljen e tij të fundit, nga afrimi i investitorëve kinezë për të vijuar me merkaton dhe bisedimet e rinovimit të kontratës së trajnerit Roberto Mançini.
“Dikush duhet të largohet, ndërsa të tjerë do të afrohen. Duhet të respektojmë Fair Playn financiar dhe të rikthehemi në Champions League. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndërtimin e një grupi kompetitiv për në Itali, por edhe në Europë, por duke repsektuar rregullat financiare, pasi në të kundërt mund të penalizohemi si Gallatasaray. Handanoviç, Murillo, Brozoviç, Icardi e të tjerë janë futbollistë të rëndësishëm. Nuk besoj se do të largojmë 8 titullarë, por një ose dy po. Ndërkohë që do të afrojmë fytyra të reja”, u shpreh Thohir.
Nga merkato dhe ardhjet e reja, ku Thohir shprehet se do të afrohen ata futbollsitë që vlerësojnë fanellën, gjithçka spostohet tek e ardhmja e Mançinit, por edhe objektivat e të ardhmes.
“Me mbështetjen e të gjithëve duhet të kthehemi në Champions. Ishim shumë afër por sezoni nuk rezultoi perfekt. Nuk është e lehtë, por duhet të hyjmë në 10 klubet më të mira në botë. Me Mançinin do të takohem në gusht. Besojmë tek trajneri, sepse po bën një punë të mirë teksa ka përmirësuar renditjen krahasuar me një sezon më parë. Për të arritur në Champions duhen synuar 70-73 pikë”, përfundoi pronari i Interit.

Exit mobile version