Interi vetëm barazim ndaj Torinos

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1, në ndeshjen e së dielës përballë Torinos. Zikaltërit e mbyllën pa gola pjesën e parë, ndërsa në të 60-tën, e panë veten në disavantazh, pas golit të Iago Falkes. Në të 79-tën, mendoi Eder që të vinte rezultatin në baraspeshë dhe me kaq u mbyll ndeshja në “San Siro”-n e mbushur me më shumë se 70.000 tifozë. Pas 12 ndeshjesh, Interi mbetet në vendin e dytë, në kuotën e 30 pikëve, ndërsa për Torinon ishte një pikë me shumë vlera, e cila mbetet në vendin e shtatë, me 17 pikë.

Artikulli paraprakNdalet Napoli i Hysajt
Artikulli tjetërDi Francesco: Herët të flasim për titullin