Interpelanca me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Ja pyetjet për Ulsi Manjën

Një interpelancë për amnistinë penale është kërkuar nga disa deputetë të PD me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi disa pyetje, për të cilat kërkoi përgjigje nga ministri.

 

Sipas Alibeajt, qeveria bashkoi votat me një pjesë të opozitës për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit dhe për të lënë në burg protestuesit.

“Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit”, tha Alibeaj.

Pyetjet që shtroi Alibeaj:

Cilët ishin propozuesit e amendamenteve ?

Pse u miratuan këto amendamente?

Cili ka qenë qëndrimi i ministrisë së Drejtësisë?

A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë për amendamentet?

A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë?

A janë përcjellë komisionit të ligjeve ose seancës të dhënat për personat që do përfitonin ?

A është marrë informacion nga SPAK për personat që do përfitonin nga amendamentet?

Cilët kanë qenë të dhënat e tyre”

Sa ishte numri i përgjithshëm i përfituesve nga amnistia nga momenti i depozitimit ?

Sa është numri i përfituesve pas miratimit të amnistisë?

Sa është numri i përfituesve që janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO ?

 

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM DHE DEPUTETIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË INTERPELANCËN ME MINISTRIN E DREJTËSISË

Gëzuar ditën e Europës, të Europës të sundimit të ligjit, të Europës të demokracisë funksionale, të europës që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka më mirë sot ta fillosh me këtë interpelancë për të dhënë sqarime për publikun dhe për këdo tjetër se cilat ishin arsyet që në 4 prill, natën, 110 deputetëtë e disa bashkuan votat për të nxjerr të korruptuarit nga Burgum bashkuan votat për të lënë protestuesit në burg. E kam kërkuar këtë interpelancë me ministrin e Drejtësisë, se kështu e do rregullorja, duke qenë fare i ndërgjegjshëm që nuk është vetëm përgjegjësia e tij, është përgjegjësia është e këtij tjetrit. Në fakt e patë fare mirë se cila ishte përgjgejësia eale, me atë që patë se çfarë ndodhi dy ditë më parë. Unë nuk do të jap asnjë statistik nga ato të cilat mund të jenë pjesë e kerkesave, apo shpikjeve apo invencioneve politike, por i bazohem thjsht dhe vetëm asaj se çfarë media në këto 1 javë apo 2 javë menjëherë pas miratimit të amnistisë, mori në formë zyrtare.
Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat, dhepo i them në respekt e në nder të tyre INA Media, BIRN, janë dz nga mediat më serioze të cilat i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë bërë publike. Sipas të dhënave të bëra publike, rezulton se nga ligji 33/ 2024, amnistia pra, kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, apo shpërdorimi i dëtyrës, përfitojnë ulje dënimi. Zyrtarët që përfitojnë ulje dënimi, rezultojnë 16 fuksionarë publik të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë të dënuar për shkelje të barazisë në tendera, 7 gjyqtarë, prokurorë të dënuar gjithashtu të dënuar për vepra penale të korrupsionit. Këta kanë dalë nga burgu ose kanë përfituar ulje dënimi.
Ajo se çfarë publiku është i interesuar të di, çfarë detyrimi moral dhe politik i këtij parlamenti bash për t’i shërbyer publikut, ishte përse? Dhe përsenë do doja ta merrja si përgjigje nga përfaqësuesi i qeverisë nëse ka dinjitetin dhe merr kohë për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve:
Cilët ishin propozuesit e amendamendamenteve që u shqyrtuan dhe u miratuan në komisionin e ligjeve dhe në seancë plenare? Kujtoj këtu në komisionin e ligjeve u paraqitën disa amendamente, nga Ministria e Drejtësisë dhe asnjëri nuk i doli për zot.
Cilat kanë qenë arsyet se përse u sygjerua dhe u miratuan këto amendamente?
Cili ka qenë qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këto amendamente?
A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit Gjyqësorë, SPAK-ut? Në lidhje me amendamentet e propozuara kujtoj këtu që një nga pyetjet e para që i kam bërë në seancat online në komisionin e ligjieve lidhur me amnistinë ministrit të Drejtësisë, ka qenë a e ka konsultuar versionin fillestar dhe përgjigjja ka qenë po.
Po amendamentet a u konsultuan me instititucionet e drejtësisë?
A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë numri i personave që do të përfitonin nga amendamentet e propozuara dhe të miratuara?
A i janë përcjellë komisionit të ligjeve ose sancës të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të personave që do të përfitonin nga drafti fillestar i projektligjit për amnistinë dhe nga amendamentet e miratuara? Kujtoj këtu që në mbledhjet e komisionit të ligjeve i kam kërkuar unë si anëtar i komisionit të ligjeve që të sillte listën e të gjithë të dënuarve që do mund të përfitonin nga amnistia dhe premtimi ishte po do ta sjell. Sot që flasim, si anëtar i komisionit të ligjeve, unë nuk e kam.

Exit mobile version