Intervista e Ahmetaj, Sefa: Disa nga akuzat të hetohen nga SPAK. Bandë që zihen për plaçkën e vjedhur

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, për intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me çështjen e inceneratorëve, deklaroi se nëse mendojmë se do dilte në intervistë për t’i shërbyer interesit publik, do ishim naiv.

Nga studio e MCN Live, Sefa tha se ata janë një bandë hajdutësh dhe tani dy hajdutë janë zënë me njeri tjetrin dhe shajnë njeri tjetrin, pasi Ahmetaj deri dje ishte në mbledhje qeverie dhe ngrinte dorën.

Sipas tij, ish-numri 2 i qeverisë është në arrati dhe bën teori legjislative dhe orienton SPAK se si të kryejë veprimet hetimore.

Hetimi është kompleks, ai duhet të jetë me disa fashikuj. SPAK edhe kur i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë, nuk i dorëzon të gjitha provat.

Mendoj se e gjithë dosja hetimore ndaj Ahmetaj nuk ka dalë. Kërkon të bëjë një mbrojtje politike ndaj akuzave penale.

Po, është e vërtetë që disa nga akuzat e tij duhet të hetohen nga SPAK.

Indicia më e fortë tha se 20% e parave kanë ikur me offshore, të zbulohet se kush është kompania që i merr paratë me offshre.

Bëri një akuzë ndaj një biznesmeni shqiptar-zviceran me emër. Për sa kohë që i deklaroi publikisht, besoj se duhet të hetohet.

Përderisa doli zëvendëskryeministri i cili ka dhe informacion është dhe i pandehur në këtë çështje, të gjitha deklarimet duhet të hetohen.

Kemi një akuzë për një biznesmen Besim Hoxha, e lidhi dhe me rafinerinë e Ballshit, bëri akuzë tjetër dhe për parkun e Durrësit, këto akuza SPAK duhet t’i administrojë dhe të ketë indicie për të filluar hetimet.

Por të dalë Ahmetaj dhe të thotë se nga gjithë procedura nuk kam pasur asgjë në dorë, kur çdo ministër mban përgjegjësi me shkrim për çdo procedurë dhe në mbledhjen e qeverisë i kundërshton ose mban qëndrim individual.

Nuk mund të mbrohen me idenë që janë vendime kolegjiale dhe nuk kam çfarë të bëj.

Nëse të gjithë kanë qenë dakord si del ti pas 6-7 vitesh dhe thua që procedura ka qenë gabim, por unë e kam votuar.

Këta janë një bandë dhe në momentin që fillon përçarja dhe zihen për plaçkën e vjedhur, fillojnë dhe kërcënimet me jetë.

Deklarata e tij janë tipike për të marrë azil politik. Nëse këtë e kanë kërcënuar si deputet i Republikës së Shqipërisë, atëherë pse nuk e ka kallëzuar.

Ahmetaj në të gjithë këtë histori ka qenë ministër Financash dhe Ekonomie, ai që dilte dje dhe qante me lot krokodili, i ka bërë dëm ekonomisë shqiptare miliarda euro.

Kur janë të gjithë bashkë janë burra të mirë, kur ndahen për plaçkë del e qan pastaj.

Është një rrjet i madh me të njëjtët njerëz që grabitin pasurinë shqiptare dhe nuk mbajnë përgjegjësi.

Për këtë të dalë Arben Ahmetaj, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të flasë.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën: Më do kokë turku për të fshehur të vërtetat e inceneratorit të Tiranës
Artikulli tjetërOperacioni i fshehtë amerikan në Venezuelë kundër trafikut të drogës