Intervista në televizionin grek e Metës dhe reagimi i Ramës

Qetësia dhe dashuria, i ka lënë vend tensionit dhe urrejtjes së ndërsjellë. Po flasim për Edi Ramën, de jure në koalicion, e de fakto në luftë të hapur me njëri-tjetrin. Situata e paprecendent që po krijohet gati një javë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit sa vjen e tensionohet. Pas deklaratave të ashpra të Ilir Metës nga Lezha, i cili tha se populli do të armatohet nëse policia nuk ndal dhunën e përsëritur që është regjistruar ndaj eksponentëve të LSI-së në rrethe të ndryshme, ja ku vjen edhe kundërreagimi i Edi Ramës.
Ky i fundit ka zgjedhur ta sulmojë Ilir Metën me deklaratat e bëra për një media greke të raportuar dy ditë më parë, në të cilat Presidenti i Zgjedhur fajësonte qeverinë shqiptare se nuk kishte arritur të ndërtonte marrëdhënie normale me asnjë prej fqinjëve dhe për këtë fajin e ngarkonte tek modeli i diplomacisë së ndjekur nga Edi Rama dhe Ditmir Bushati. “Shokuese intervista e I.M për TV grek! Si mundet një President shqiptar të shajë Kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj? TURP!”, e ka cilësuar Edi Rama këtë deklaratë. Por reagimi i Ramës paralajmëron një tjetër furtunë ndaj Ilir Metës dhe që po merr formë çdo ditë e nga pak. Bëhet fjalë për zërat që thonë se Edi Rama do të bëjë gjithçka që Ilir Meta të mos arrijë të futet në zyrën e Presidentit të Republikës. Kur Edi Rama thotë “Si mundet një President shqiptar të shajë Kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj?”, nuk e ka fjalën tek Kryeministri që është ai, sesa te Presidenti Ilir Meta, që ai mesa duket ka në plan të mos e lejojë të jetë kurrë i tillë…

Artikulli paraprakFuga: Pse Rama ka frikë nga debati me Bashën
Artikulli tjetërVasili: Rama faj të rëndë publik dhe penal