Investigimi i RAI3 për Shqipërinë/ Analisti Agim Baçi: Edi Rama u përball me një media që nuk e kontrollon dot

Analisti Agim Baçi tha se kryeministri Edi Rama u përball me një televizion që nuk e kontrollon dot.

I ftuar në emisionin “Open”, Baçi u shpreh se nëse këtu Rama ka krijuar një mit, kjo rrezikon t’i rrëzohet në emisione të tilla në Rai3.

“Ne dimë që gazetari ka qëndruar më shumë se 1 muaj në Tiranë dhe ka takuar shumë aktorë. Emisioni i pjesës së parë ishte i mbështetur në fakte, fakte që nuk i pëlqejnë Ramës. Fakte që e detyruan Ramën në mënyrë jo të zakonshme të bënte disa ditë replika me tv italian.

Për herë të parë u përball me një tv që nuk e kontrollonte dot dhe nuk e vinte dot në presion. Media shqiptare ka nxjerrë fakte dhe Rama i ka neglizhuar.

Nëse këtu ka krijuar një mit, rrezikon t’i rrëzohet në emisione të tilla në Rai3. Ne kemi debatuar çështje më të mëdha se atje. Rama nuk e mendon dot të kritikohet. Unë shpresoj që emisioni i RAI të vazhdojë siç e ka paralajmëruar jo se kemi nevojë sepse ne i dimë, por si përballet Rama me gazetarë që nuk i merr dot pronarin dhe u bën presion, as nuk i merr vet dhe u kërcënon familjen. A ka mundësi që Rama t’u përgjigjet mediave shqiptare me kaq përulësi?”, tha mes të tjerash Baçi.

Exit mobile version