Ekonomia shqiptare ka thithur më pak investime në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në pjesën e parë të vitit investimet e huaja direkte janë ulur me 12 % por ndërkohë në tremujorin e dytë ka pasur të dhëna më inkurajuese pasi konstatohet një rritje me 22% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare kanë pësuar një rënie drastike në 6 muajt e parë të 2016 .Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në pjesën e parë të vitit investimet kanë rënë me rreth 12 % ose 418 milionë euro e ndikuar kjo sidomos nga rezultatet e tremujorit të parë. Por të dhënat për tremujorin e dytë janë më inkurajuese për ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë në investimet e huaja direkte për tremujorin e dytë 2016 arritën në 240 milionë euro, 22% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Niveli i investimeve në një ekonomi është një tregues mjaft i rëndësishëm për ekonominë e një vendi. Ndërkohë që vendi ynë shpesh herë ka vuajtur tërheqjen e investimeve të huaja. Projekti i gazsjellësit TAP i cli tashmë ka nisur punimet duket se është edhe kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të investimeve të huaja në Shqipëri. Prurjet në formën e investimeve direkte, janë të përqëndruara në sektorin e energjetikës (me rreth 60%), hidrokarbureve (në masën 15%), e ndërmjetësimit financiar (në masën 10%), e ndërtimit (në masën 4%), dhe në sektorin e telekomunikacionit (me 2%). Ndërkohë që rritja më e madhe e fluksit vërehet në sektorin e energjetikës. Ndërkohë rënia e e investimeve të huaja në tre muajt e parë sipas ekspertëve lidhet me rënien e çmimeve të lëndëve të para, çka është reflektuar në pak stimuj për investime në industrinë nxjerrëse. Megjithatë sipas përfaqësuesve të biznesit ulja e investimeve në vend lidhet me politika jo-favorizuese dhe me ndryshimin e shpeshtë të taksave në vend.Ndërkohë që vendet e rajonit ofrojnë një klimë më miqësore të tërheqjen e investimeve të huaja.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...