Investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i Partisë Demokratike!

Nga Anila BISHQEMI

“Ne nuk kërkojmë as aeroporte, as kulla. Të shtrohet kjo copë rrugë të luajnë pa frikë kalamajtë dhe të ecim të qetë natën, kemi merak mos rrëzohemi, kemi pleq në shtëpi”, këtë shqetësimin shprehu zonja.

Kjo foto nuk i përket periferisë së Elbasanit dhe as rrugëve dytësore në brendësi të lagjeve, përkundrazi jemi në lagjen ‘Beqir Dardha’. Sheshpushimi i pallatit me pamje nga rruga kryesore ’11 Nentori’, 200 m larg Universitetit ‘Zoja Këshillit të Mirë’, 300 m larg shkollës 9-vjecare ‘Abdyl Paralloi’, 500 m larg shkollës së mesme pedagogjike ‘Luigj Gurakuqi’, 200 m larg gjimnazit Gjuhësor ‘Mahmud e Ali Cungu’.

Asnjë investim infrastrukturor prej më shumë se një dekade, vecse propogandë dhe projekte 3D.

Investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i Partisë Demokratike. Do t’i jepet fund shpërdormit të parave me tendera korruptivë dhe fasadave që rezistojnë jo më larg se dita e inagurimi.

Në 25 Prill Shqipëria fiton.

#shqiperiafiton #qytetarifiton #elbasanifiton

111 2

Artikulli paraprak“Jam një socialiste e zhgënjyer. Më mirë të mblidhemi këtu të vdesin nga virusi sesa nga ai kryeministër”!
Artikulli tjetërPD i përgjigjet Ramës: Ndihet i frikësuar nga qytetarët