Inxhinier Elvis Pisku do të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në Lushnje: Ofrojmë programin më të mirë me njerëzit e duhur

Inxhinieri nga Lushnja Elvis Pisku është një ndër kandidaturat që do të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë të zonës së tij në qarkun e Fierit më 11 maj.

“Jam krenar, që jam pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Demokratëve Euroatlantikë, pasi ne ofrojmë programin e implementuar nga profesionistët më të mirë të fushave përkatëse, ofrojmë alternativën më të mirë qeverisëse, si dhe përfaqesimin më të besueshëm dhe dinjitoz.” – shkruan Pisku.

Më poshtë postimi i plotë:

Te nderuar zonja dhe zoterinj, miq, motra dhe vellezer opozitare dhe jo vetem te qarkut Fier:

Une jam Elvis Pisku me profesion ing. ndertimi, lindur e rritur ne qytetin e Lushnjes.
Fale procesit te propozimeve ne dege, mbeshtetjes se kryetarit z. Lulzim Basha dhe miratimit te keshillit kombetar jam perzgjedhur te jem kandidat per zgjedhjet e pergjithshme te 11 Majit 2025 si perfaqesues i Koalicionit Demokrat Euroatlantik per qarkun e Fierit ne Kuvendin e Shqiperise.

Duke qene ne kontakt te perditshem me banoret, jam ne dijeni me hallet, problemet dhe shqetesimet e tyre, si per infrastrukturen urbane dhe rurale, per sistemin e taksimit,i cili vetem vjel pa i kthyer ato ne sherbime te komunitetit dhe deri te ngritja cmimeve dhe mos-suvencionimi i imputeve bujqesore dhe blegtorale, pa llogaritur korrupsionin ne te gjitha nivelet e administrates duke u perkthyer ne menyre demostrative ne shpopullim.

E gjithe kjo situate, kjo tablo e cila ka ngelur vetem ZI, ka vetem nje autor dhe piktor Edi Rama.

Jam krenar, qe jam pjese e listes se kandidateve per deputet te Demokrateve Euroatlantike, pasi ne ofrojme programin e implementuar nga profesionistet me te mire te fushave perkatese, ofrojme alternativen me te mire qeverisese, si dhe perfaqesimin me te besueshem dhe dinjitoz.

Kerkoj mbeshtetjen tuaj, me voten tuaj, qe une te jem ze i forte per zonen tone ne Kuvendin e Shqiperise.

#DemokratetEuroAtlantike
#ShqiperiaMeritonMeShume
#PerLushnjen
#ElvisPisku

Artikulli paraprakI fiksuar pas sulmuesit të Bolonjës, Interi sakrifikon Kristjan Asllanin
Artikulli tjetërBIRN: Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë