Irani përjashton mundësinë e bisedimeve me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara si një mjet efektiv për të bllokuar ndërhyrjen amerikane në vend.

Ayatollah Ali Khamenei u tha studentëve në një fjalim që u transmetua në televizionin shtetëror një ditë para 40 vjetorit të marrjes së ambasadës amerikane në Teheran, se negociimi me Shtetet e Bashkuara do të thoshte që Irani po i nënshtrohej politikës së tyre maksimale të presionit.

Khamenei paralajmëroi se “përvojat e Kubës dhe Koresë së Veriut janë para syve tuaj”, duke shtuar se negociatat mes Uashingtonit dhe dy vendeve të tjera nuk kishin çuar në uljen e sanksioneve.

Tensionet kanë qenë të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit 2015.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të sprapsin ndikimin e Iranit në të gjithë rajonin duke vendosur sanksione dhe duke ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera për kundërshtarët e tij.

Këto sanksione e kanë ndaluar Iranin të shesë naftën e tij jashtë vendit dhe e kanë dëmtuar ekonominë e tij. Qysh atëherë Irani ka filluar të shkelë kushtet e marrëveshjes bërthamore.

Artikulli paraprakEurodeputetja: Parlamenti europian sapo ka kaluar rezolutën, Shqipëria të llogarisë viktimat e komunizmit…
Artikulli tjetër“Bandat bullgare”, Bullgaria reagon ashpër kundër deklaratës së Macronit