Pas thirrjes në SPAK të ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili aktualisht është bashkëkryetari i propozuar nga PS-ja në Komisionin e Reformës zgjedhore, ka reaguar në një postim në faebook, anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba.
Gaba shkruan se kushdo që e ka ndjekur punën e Gjiknurit në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka vënë re arrogancës dhe padurimin e ish-ministrit, i cili u paraqit si qingj në SPAK.
“Sot kuptohet qartë pse gërthiste ashtu.” – ironizon Gaba.
“Pasi kalon derën e SPAK, mendjen nuk e ka më te Reforma Zgjedhore, por te forma më e mirë e të shpëtuarit të ndenjurat nga makutëria me të cilen ai dhe i pari i qeverisë kanë kryer punët e këtij vendi.” – përfundon postimin ai.
Më poshtë postimi i plotë i Gentian Gabës:
“3 dite perpara se te shkonte si shoket e tij te qeverise ne SPAK, Damian Gjiknuri drejtonte me agresivitet Komisionin e Reformes Zgjedhore. Kushdo qe e ka ndjekur ate dite punen e Komisionit, e ka vene re arrogancen dhe padurimin e ish-ministrit qe sot shkon si qingj ne SPAK. Sot kuptohet qarte pse gethiste ashtu.
Ate dite, ndersa fliste si pronar i Komisionit dhe jepte leksione te dyshimta epersie politke e per ndershmerine e procesve zgjedhore, i vetedijshem qe sot do paraqitej para prokuroreve, fliste me per nervozizem dhe agresivitet per kohen qe po shpenzonte aty.
3 ore zgjati Komisioni ate dite, per nje person me mizen nen kesul si Damiani duhet te kene qene nje pafundesi. 3 ore qe ne fakt Damiani do kishte dashur t’i shpenzonte me avokatet per t’u pergatitur per llogaridhenie, apo me ndonje person te zemres, sepse, pasi kalon deren e SPAK, mendjen nuk e ka me te Reforma Zgjedhore, por te forma me e mire e te shpetuarit te ndenjurat nga makuteria me te cilen ai dhe i pari i qeverise kane kryer punet e ketij vendi.