Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, profesori i njohur Ardi Stefa ka ironizuar veprimet e grupimin të Rithemelimit, duke u shprehur se me bashkimin e grupit të LSI-së së Ilir Metës, do të jetë ky i fundit që do të diktojë listën e deputetëve në vitin e ardhshëm dhe jo ashtu si deri më dje ata kishin shpresuar.
“Tani që të rithemeluarve të parë dhe të rithemeluarve të dytë (të përlindurve të Gazit) iu bashkuan poshtë penxheres edhe LSI- stët, zemërimi arriti kulmin. Mundësitë e të rithemeluarve besnikë, por edhe të të rithemeluarve të rinj, që të jenë në vende të sigurta deputetllëku ose edhe në lista, pakësohen shumë. Le të mos jetë më Brahimllari, që t’u imponohet të rithemeluarve për emrat e vendet si në 14 maj. Është një dinozaur tjetër më i pashpirt, që do i nxjerrë krejt jashtë loje e do mbijetojë me gjakun dhe votën e tyre.” – shkruan Stefa.
Më poshtë postimi i plotë:
Kur ishin vetëm, të rithemeluarit rrinin me gëzim poshtë dritares. Ëndërronin emrin në listat për deputetë.
Kur të rithemeluarve iu bashkuan të përlindurit e Gaz Bardhit, shumë prej të rithemeluarve të parë u pezmatuan, sepse siguria që kishin për të qenë në lista u trondit. U zhgënjyen kur Gazi dhe Agroni u bënë nënkryetarë pa votim dhe ca të tjerë morën sekretariate.
Tani që të rithemeluarve të parë dhe të rithemeluarve të dytë (të përlindurve të Gazit) iu bashkuan poshtë penxheres edhe LSI- stët, zemërimi arriti kulmin. Mundësitë e të rithemeluarve besnikë, por edhe të të rithemeluarve të rinj, që të jenë në vende të sigurta deputetllëku ose edhe në lista, pakësohen shumë. Le të mos jetë më Brahimllari, që t’u imponohet të rithemeluarve për emrat e vendet si në 14 maj. Është një dinozaur tjetër më i pashpirt, që do i nxjerrë krejt jashtë loje e do mbijetojë me gjakun dhe votën e tyre.
Ehhh, nuk po u dalin më askujt prej tyre llogaritë…
#tanifillonestrada
#SlavaUkraina
#nesërdofitojmësisot
#rrezikuSPAKistpër33vjettranzicion
Nga libri: “Shënime për të ndezur Revolucionin”, N. Ndoka- aleati