Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar dje katër emrat e ministrave të rinj të emëruar nga Rama. Përmes një statusi në Facebook, Berisha ndalet tek skandalet që kanë shoqëruar emrat e ministrave të rinj apo çfarë fshihet pas emërimit të tyre. “Emërimet e reja në qeverinë e Kanabistanit! Të dashur miq, mediat njoftojnë se: Ministria e drogës i besohet Fatmir Drogës, që me vëllain e tij kryeekspert, trafikant ndërkombëtar droge, Agron Xhafa të dënuar në Itali, Venezuelë dhe Ekuador, do të sigurojë trafikun e drogave të forta në Shqipëri. Vëlla Agroni kontrollon për llogari të familjes trafikun e drogës në Vlorë, Fier! Fatmiri si ministër i Drejtësisë e lehtësoi para drejtësisë italiane duke mashtruar dhe paraqitur vëllaçkon si të infiltruarin e antidrogës shqiptare! Shëndetësia ju besua ndrikullës Manastirliu, asistentes me çizme në të gjitha vjedhjet të famozit Beqaj. Ministria e mëshirës dhe përdëllimit i besohet ndrikull Oltës, e cila thuajse është rritur në strehën varfnore të humanistes së famshme Shemsie Kadrisë, por që ngrihet në përgjegjësi sepse mami Neta e ka si dy herë çupën e saj!! Ministria e pushtetit vendor i besohet Shalsit, hajnit të betuar me zë dhe figurë se në pushtet do të vjedhim me lezet. Për kujtesë, Shalsi përjetoi një depresion të thellë, thuhet me tentativa suiçidale sepse krushka e parë nuk i dha asnjërin nga 8 apartamentet që Shalsi nënkryetar bashkie i kishte marrë me lezet si dhurata, por që i kishte vendosur në emra të krushkës dhe rrethit të saj. Shalsi është serioz, do të vjedhë me lezet”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
Kryesore
Continue to the categoryIroni e fatit, UNECSO e cilësoi si jo efikase kalimin e...
Nga Mirela Karabina
Raporti i UNESCO-s 2024 (Organizata e Kombeve të Bashkuara pë r Arsim, Shkencë e Kulturë), krahas theksit se Shqipëria është përpara një...