Sekretari amerikan i Shtetit, Mattis ka përdorur ironinë për të bërë një përkufizim të qartë të qeverisë Rama. “Shqipëria godet më fort se pasha e saj” i tha Mattis, ministres së Mbrojtjes Xhaçka. Në fakt kjo është një karakteristikë për liderët global si Rama me të cilin Mattis ka zgjedhur të tallet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi sot Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës shkon përtej madhësinë si shtet. “Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj”, tha Sekretari Mattis gjatë takimit me Ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë Olta Xhaçka.
Ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh ai “ndikimin e dëmshëm rus në rajon”. “Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare”, tha sekretari Mattis.
Shqipëria ofron baza ushtarake
Gjatë takimit të martën në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.
Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.
Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen.
Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.
Ministre Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi.
Ajo tha se “fati i Ballkanit Perëndimor është ai euro atlantik dhe kjo është përgjigjja më e mirë ndaj nacionalistëve ekstremistë fetare dhe ndërhyrjes ruse.”
Komentet e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mattis: “Shqipëria godet më fort se pasha e saj”.
“Që nga anëtarësimi i saj në NATO në 2009, Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj, duke kontribuar me trupa në misonet e NATO-s, duke u bërë vendi i parë që ka dhuruar armë dhe municione për të mposhtuar koalicionin e IS-sit. Gjithashtu ju keni punuar për të luftuar kundër përhapjes së ekstremizmit në Ballkan dhe më tej nëpërmjet Qendrës suaj të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët terroristë të huaj. Faleminderit! Të gjitha këto tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024. Faleminderit për rolin udhëheqës duke dhënë shembull për këtë. Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare. Amerikanët dhe shqiptarët kanë lidhje të forta. Programi i partneritetit me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit pasqyron një lidhje më të thellë mes dy vendeve. Gjithashtu sot është dhe një moment mjaft i rëndësishëm për vendin tuaj.”, tha Mattis.