Në një postim në facebook, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, ka ironizuar takimin e sotëm të kryebashkiakëve të Rithemelimit me Edi Ramën.
“Mosbindja civile arriti sot sukesin më të madh! Rresht për një te Rama në Shkodër! Natyrisht në “emër të interesit të qytetarëve” të bashkive Foltoriste!” – shkruan Kulluri.
“Gazi para, kryebashkiakët mbrapa! Kush po bën pazar me Ramën? Ai që gjen përgjigjen fiton një biletë te rreshti i parë poshtë ballkonit!” – përfundon ironinë e tij Edvin Kulluri.