Ironia e shkrimtarit të njohur, Erebara: “Të gjithë atyre që votojnë Ramën dhe Berishën, në fund ua ka fajin Luli”

Shkrimtari dhe përkthyesi, Rudi Erebara, shkruan se paktet mes Berishës dhe Ramës bëhen në këtë mënyrë, sepse të dy e kanë të sigurt se ata që i ndjekin, do t’i votojnë çfarëdo që të bëjnë.

“”Të gjithë atyre që votojnë Ramën dhe Berishën, në fund ua ka fajin Luli.” – ironizon Erebara.

Më poshtë postimi i plotë:

Paktet mes Berishes dhe Rames behen kesisoj, sepse te dy e kane te sigurt se ata qe i ndjekin do t’i votojne cfaredo qe te bejne. Te gjithe atyre qe votojne Ramen dhe Berishen, ne fund ua ka fajin Luli. E kuptoni qe eshte thjesht nje justifikim si vjedhja e votes? E kuptoni qe cfaredo qe te bejne njerez jashte formules 33 vjecare, do te jete thjesht justifikim, edhe nuk do ta votojne, sepse shqiptaret ne te vertete nuk duan ndryshim. Duan vetem te kene qeverine. O njere pale, o tjetra. Sepse atje lart ka vetem nje pale. Nje! Partia e punes. Poshte caperlohen te kapin ndonje tender si shukat e bukes te jetimorja e “Lulkuqe mbi mure”. Ky eshte realiteti. Sa me shpejt ta kuptosh, e gjen vendin qe te takon, edhe ku duhet te rrish, edhe ku duhet te shkosh, edhe cfare duhet te besh.
Pa cekun e bardhe te Pashkos, as qeverine nuk do ta kishin nderruar ne 1992. Edhe kot ta mendosh jo po fshat jo po qytet. Edhe kjo eshte nje justifikim.

Artikulli paraprakPse Berisha sa herë ka halle, i lëpihet Edi Ramës?
Artikulli tjetërKush ishte Abaz Ermenji?